07:23 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Sot mbahet takimi për Programin për Reforma në Ekonomi

Sot do të mbahet takimi lansues për hartimin e Programit për Reforma në Ekonomi 2020-2022.

Në këtë takim do të marrin pjesë ministri i Financave, Bedri Hamza njëherit edhe koordinator nacional për Programin për Reforma në Ekonomi, udhëheqësja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, ministrat përkatës, përfaqësues të ministrive të përfshirë në këtë proces, përfaqësues të Komisionit Evropian, ambasadave të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe sektorit privat.

Takimi mbahet duke filluar nga ora 10:00 në ndërtesën e Qeverisë.