Sot mbahet turneu “Xhudo për Paqe”
Federata e Xhudos së Kosovës bashkë me klubin e Xhudos “Ippon” në Pejë sot organizon turneun ndërkombëtar “Xhudo për paqe”.
Trajneri Driton Kuka, ka theksuar se gara pritet të jetë e rëndësishme për gjithë ata që pretendojnë arenën ndërkombëtare.
Ekipi Olimpik në krye me Majlinda Kelmendin, do të jenë prezent për të takuar garuesit perspektiv dhe përkrahur gjithë sportistët e rinj.
Turneu do të zhvillohet në Palestrën Sportive “Karagaqi” në Pejë, nga ora 11:00.