75 Mall Live Search
07:12 / E Hënë, 16 Maj 2022 / MSH

Sot mbledhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite ka pika të rëndësishme

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet sot, me fillim nga ora 11:00.

Në rend të ditës janë disa pika të rëndësishme, përfshirë dhe Projektligjin për Policinë Ushtarake në FSK, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Festa Zyrtare, debat mbi politikat e jashtme, e kështu me radhë.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

  1. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,

III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

8.      Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

V. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 prill 2022:

1. Vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme.

VI. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prilldhe 11 maj 2022:

7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

VII. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:

1.      Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.      Pyetjet parlamentare,

3.      Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

5.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-133 për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

6.      Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit.

VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave