Sot mbledhja e dy qeverive, këto janë marrëveshjet që do të nënshkruhen
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mblidhen sot në qytetin e Korçës, në kuadër të festave të muajit nëntor, ku edhe pritet të firmosen disa marrëveshje.
Mbledhja e dy qeverive pritet të fillojë në orët e pasdites, saktësisht në ora 16:00, në Shtëpinë e Flamurit kurse në ora 17:00 do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare, transmeton Indeksonline.
Më pas pritet që të dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të mbajnë një konferencë për media, e të përmbyllet me një darkë zyrtare.
Më poshtë mund të shihni memorandumet dhe marrëveshjet qe pritet të nënshkruhen sot:
-Memorandum e mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e politikës se jashtme.
Ky memorandum nënshkruhet nga ministri Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe homologu i tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati.
-Memorandum bashkëpunimi midis zyrës se kryeministrit të Shqipërisë dhe zyrës se kryeministrit të Kosovës për shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin për zbatimin e rregullimit më të mirë, vlerësimin e ndikimit dhe përmirësimin e praktikave të zhvillimit të politikave.
Ky memorandum nënshkruhet nga zëvendëskryeministri I Kosovës, Fatmir Limaj dhe ministrja e Drejtësisë, Etlida Gjonaj.
-Memorandum për bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme dhe marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të bashkëpunimit në anëtarësimin evropian.
Memorandumi dhe marrëveshja nënshkruhet nga ministri Saimir Tahiri Dhe ministrja Dhurata Hoxha.
-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e diasporës.
Marrëveshja nënshkruhet nga ministri Dardan Gashi dhe ministri Pandeli Majko.
-Marrëveshje bashkëpunimi për qendrat kulturore në Diasporë.
Edhe kjo marrëveshje nënshkruhet nga ministrat Gashi e Majko..
-Marrëveshje për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës në pension. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga ministri Skënder Reçica dhe ministri Arben Ahmetaj.
-Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e ndërmarrjeve në Kosovë-KIESA dhe Agjencisë Shqiptarë të zhvillimit të Investimeve-AIDA.
Ky memorandum nënshkruhet nga ministri Bajram Hasani dhe ministri Arben Ahmetaj.
-Marrëveshje për financimin dhe organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë.
Marrëveshja nënshkruhet nga ministrja Lindita Nikolla dhe ministri Dardan Gashi.
-Memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe ministrisë së Kulturës të Shqipërisë.
Memorandumi nënshkruhet nga ministrat përkatës.
-Protokoll për bashkëpunim teknik dhe ekonomik në fushën e bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare dhe produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazore.
Kjo marrëveshje nënshkruhet nga zv/ministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi dhe ministri I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,Niko Peleshi.
-Memorandum mirëkuptimi për themelimin e bursës së përbashkët të energjisë elektrike të Kosovës dhe Shqipërisë.
Memorandumi nënshkruhet nga ministri Valdrin Lluka dhe zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli./Indeksonline/