75 Mall Live Search
12:09 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / B O

Sot mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Musliu-Shoshi porosi ministres Gërvalla: Uroj të kesh mësuar detyrën dhe rolin e përfaqësimit të shtetit

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot pasdite në New York, për të shqyrtuar raportin e radhës së sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres rreth punës së UNMIK-ut.

Republika e Kosovës në këtë takim përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Pak orë para fjalimit të saj, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi uron që kryediplomatja të ketë mësuar detyrat e përfaqësimit të shtetit të Kosovës.

“Sot kur kemi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit shpresoj që Ministrja Gërvalla të i ketë thirrur mendjes dhe të ketë mësuar detyrën dhe rolin e saj shumë të rëndësishëm të përfaqësimit të shtetit të.
Uroj të shfrytëzohet ky forum ndërkombëtar për të shprehur gjendjen reale në të cilin gjendemi,prioritetet, objektivat dhe qëllimet tona si shtet karshi botës demokratike.

Në asnjë mënyrë të mos lejohet narrativa propaganduese e Serbisë kundër nesh pa u sfiduar me fakte dhe argumente” shkruan Musliu Shoshi në Facebook./Indeksonline/