75 Mall Live Search
08:23 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / L K

Sot mbledhja e Qeverisë, ky është rendi i ditës

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se sot, do ta mbahet një mbledhje e Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, kjo mbledhje pritet të mbahet në hapësirat e ndërtesës së Qeverisë duke filluar në orën 10:00.

Gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohet Projekt-Rregullorja për Zëvendësimin apo mungesën e Përkohshme nga Puna e Nëpunësit Civil (MPB), pastaj edhe lista e artikujve të përbashkët të cilët janë në prokurim.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për plotësimin e listës së artikujve për përdorim të përbashkët që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit, të aprovuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 06/27 të datës 30 prill (MFPT)”, thuhet në pikën shtatë të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet edhe propozimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për Forumin Ekonomik të Vjenës.