75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / AR

Sot mblidhen grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve

Sot do të mbahet mbledhja e parë e grupit teknik për targat e automjeteve, mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore.

Takimin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Sot do të mbahet mbledhja e parë e grupit teknik për targat e automjeteve. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut. Në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim”, ka deklaruar Kryeziu./Indeksonline/