75 Mall Live Search
08:40 / E Martë, 29 Tetor 2024 / L K

Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës sot pritet të mbahen mbledhjet e pesë komisioneve parlamentare.

Komisioni për arsim, shkencë, teknologji, inovacion, kulturё, rini dhe sport, sot në orën 10:00, mban mbledhjen e radhës, në rend dite është edhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për inspektoratin qendror të trashëgimisë kulturore.

Komisioni për mjedis, ushqim, bujqësi, planifikim dhe zhvillim, sot po ashtu në orën 10:00 mban mbledhjen e radhës, në rend dite është edhe shqyrtimi i raportit me amendamente për për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror si dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për financimin e menaxhimit të resurseve ujore.

Mbledhje sot në orën 10:30 ka edhe Komisioni për administratë publike, pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal, në rend dite është edhe shqyrtimi i raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2022 dhe 2023;

Ndërsa Komisioni për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti fillon mbledhjen në orën 11:00.  Mbledhje po ashtu në orën 11:00 ka edhe Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthimit.