75 Mall Live Search
07:47 / E Hënë, 26 Shkurt 2024 / L K

Sot mblidhen tri komisione parlamentare, ky është rendi i ditës

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i rendi të ditës;
2.    Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtur me 12 dhe 22.02.2024;
3.    Diskutim rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit;
4.    Të ndryshme

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Rendi i ditës:                                                     


Raportimi i Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënan Bashkim Jashari  lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2023.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione. Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Rendi i ditës:
1. Takim informues  me përfaqësuesit e  institucioneve të shëndetit publik, qendror dhe lokal dhe Avokatin e Popullit lidhur me humbjen e jetës së vajzës katër vjeçare nga Gjakova.
Të ftuar: Arben Vitija – Ministër i Shëndetësisë, Ardian Gjini – Kryetar i Komunës së Gjakovës,  Elvir Azizi – Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, si dhe Adelina Shehu Kola – Drejtoreshë e Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës.