07:50 / E Enjte, 02 Shtator 2021 / AR

Sot mblidhet Asambleja e PS, Rama pritet të shpallë emrat e qeverisë së re

Socialistët mbledhin sot Asamblenë në orën 10.00 në Pallatin e Kongreseve.

Kjo mbledhje merr një rëndësi të veçantë pasi kryesocialisi Rama i cili fitoi mandatin e tretë qeverisës pritet të zbulojë emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Deri tani ai ka konfirmuar se pjesë e kabinetit do të jetë Elisa Spiropali, ndërsa ka kritikuar punën e bërë nga Ministria e Turizmit kundrejt menaxhimit të mbetjeve urbane përgjatë sezonit turistik si dhe ministria e Arsimit që sipas Ramës, nuk kanë plotëuar pritshmëritë duke vënë në pikëpyetje fatin e ministrave përkatës në qeveri.

Nga ana tjetër Rama në mbledhjen e fundit që zhvilloi me ministrat vlerësoi në mënyrë të veçantë ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë si dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, të cilat me shumë gjasa pritet të rikonfirmohen në kabinetin e ri.

Rendi i ditës:

Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:

I. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.

II. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.

III. Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

Ne perditesim…