75 Mall Live Search
16:15 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / Z S

Sot mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së, votohet për 110 kandidatët e propozuar për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 18:00 do të mbajë Këshillin e Përgjithshëm.

Po ashtu është bërë e ditur se në këtë mbledhje të Këshillit, do të votohen 110 kandidatët e propozuar për deputetë zgjedhjet e 9 shkurtit.

Me këtë rast LDK do të bëhet partia e parë e cila publikon listën e kandidatëve për deputetë./Indeksonline/