Sot mblidhet komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
 
				Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pritet të mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Ky është rendi i ditës:
1.    Miratimi i rendit të ditës;
2.    Shqyrtimi i raportit me propozim amendamente për Projektligjin Nr. 08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes;
3.    Shqyrtimi i raportit me propozim amendamente për Projektligjin Nr. 08/L-261 për mbrojtje nga zjarri;
4.    Shqyrtimi i raportit me propozim amendamente për Projektligjin Nr. 08/L- 267 për letërnjoftimin;
5.    Shqyrtimi i raportit me propozim amendamente për Projektligjin Nr. 08/L-274 për Shërbimet  Private të Sigurisë. 
6.    Shqyrtimi në parim i Projektligjit Nr.08/L-296 për të huajt;
7.    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë;
8.    Formimi i grupit punues për hartimin e Rregullores së punës për Komisionerin Parlamentar për FSK;
9.    Të ndryshme.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                