75 Mall Live Search
14:16 / E Hënë, 29 Maj 2023 / S Z

Sot mblidhet Komisioni për Siguri, Sveçla ftohet për raportim

Sot në orën 17 do të mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku do të diskutohet për situatën në veri të vendit.

Këtë e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, kryetari i këtij komisioni Bekë Berisha, i cili njoftoi se e kanë ftuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për raportim.

Kujtojmë se sot në para komunave veriore janë mbledhur protestues serbë për të kundërshtuar udhëheqjen e kryetarëve të rinj.