75 Mall Live Search
07:59 / E Martë, 14 Shtator 2021 / OSH

Sot mblidhet Komisioni për Shëndetësi, diskutohet për gjendjen me COVID-19

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të mblidhet këtë të martë duke filluar nga ora 10:00.

Temë diskutimi mes deputetëve që janë pjesë e këtij Komisioni është situata me epidemiologjike me COVID-19 në vend.

Kujtojmë se ditëve të fundit janë zgjatur disa nga masat paraprake teksa janë shtuar disa masa të reja kundër përhapjes së COVID-19.

Masat antiCOVID-19 do të jenë në fuqi deri më 26 shtator.