75 Mall Live Search
09:11 / E Mërkurë, 10 Korrik 2024 / k.v

Sot mblidhet KQZ-ja, pritet regjistrimi i një partie politike dhe pezullimi i një tjetre

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës ku pritet regjistrimi i një partie politike dhe pezullimi i një tjetre.

Ky është rendi i ditës:

1.      Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2.      Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 37/2024;

3.      Aktivitetet e Zyrës:

1.      Rekomandimi për pezullimin e partisë politike GRAÐANSKA INICIJATIVA GORE,  me akronimin GIG;

2.      Rekomandim për regjistrimin e partisë politike LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS;

3.      Rekomandim për privim të përfitimit të mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për subjektin politik PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM

4.      Raport i Këshillave të KQZ:

4.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

1. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për asgjësimin/ shkatërrimin e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 21 prillit 2024.

2. Shqyrtmi dhe miratimi i udhëtimit zyrtar në Republikën e Shqipërisë lidhur me projektin për transparencë zgjedhore.

5. Të ndryshme.