07:23 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / MSH

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të organizojë mbledhje sot në ora 11:00.

Në këtë mbledhje do të caktohet rendi i ditës për seancë plenare, si dhe pika të pika të tjera.

Rendi i ditës është si në vijim:

I.  Caktimi i rendit të ditës për Seancë plenare:

1.  Deklarimet jashtë rendit të ditës, 
2.  Pyetjet parlamentare,
3.  Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,
4.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut,
5.  Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.