75 Mall Live Search
07:20 / E Hënë, 23 Maj 2022 / MSH

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot me fillim nga ora 11:00, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet për të diskutuar mbi disa pika të përfunduara nga seancat paraprake.

Gjatë mbledhjes do të votohet Projektligji për ligjin e vetëqeverisjes lokale, ai për Festat Zyrtare si dhe do të shqyrtohen Projektligje mbi FSK-më.

Rendi i ditës është si në vijim:

VI. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill dhe 11 maj 2022:

7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

14. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale,

III. Pika e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

8. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

V. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 12 prill 2022:

1. Vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme.


VI. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill dhe 11 maj 2022:

7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

VII. Përgatitjet për seancë plenare të re të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

6. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.

VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave