75 Mall Live Search
07:24 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / MSH

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot nga ora 11:00 do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite është caktimi i datës për seancën e re plenare.

Në rend dite do të jenë miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit si dhe përgatitjet për seancën e radhës plenare.

Rendi i plot i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2. Pyetjet parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III),
    5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,
    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shëndetësi,
    9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021,

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave