75 Mall Live Search
10:50 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Sot mblidhet Kuvendi për deportimin e turqve

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që sot të mbahet seancë duke filluar nga ora 14:00. Në këtë seancë do të diskutohet në lidhje me rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq.

Seanca u iniciua nga grupi parlamentar i LDK-së, të cilët kishin dërguar kërkesën për të njejtën arsye edhe një ditë më parë.

Ndryshe, javën e kaluar nga Kosova u ekstraduan gjashtë shtetas turq duke u arsyetuar se nuk kishin leje qëndrimi. Ky veprim ka nxitur reagime të shumta për të cilat pritet të diskutohet në seancën e sotme./Indeksonline/