75 Mall Live Search
18:04 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Sot mbush 94 vjet, publikohen fotografi të rralla të Mbretëreshës Elizabeth!

Mbretëresha Elizabeth feston sot 94 vjetorin e lindjes.

Ajo ka lindur në 21 prill të vitit 1926 në Londër dhe ishte vetëm 25 vjeçe kur u bë mbretëresha e Britanisë së Madhe më 6 shkurt të 1952-t, pas vdekjes së babait të saj, Mbretit George VI.

Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj, Princ Philip, kanë katër fëmijë: Princi Charles dhe Princesha Anne, të cilët kanë lindur para se Elizabeta të bëhej mbretëreshë, dhe Princi Andrew e Prince Edward.

Me rastin e ditëlindjes së saj po ju sjellim disa foto të rralla të 94-vjeçares.

Nga fotot kur ajo ka qenë e vogël e deri te pamjet me familjen e saj.