75 Mall Live Search
09:01 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Sot mbyllen ndeshjet në ligat evropiane – para pushimit të Kupës së Botës

Ligat evropiane do përfundojnë sot, përpara pushimit të Kupës së Botës.

Ndeshja hapëse e ditës së sotme është ajo në mes Atalanta – Inter, që fillon në orën 12:30.

‘Nerazzurrët’ kanë përballë skuadrën që ka pikët e njëjta dhe pozicionohen një vend më poshtë se ata.

Ndeshja në mes tyre pritet të jetë mjaft interesante.

Roma pret në shtëpi Torinon, nga ora 15:00. Milani gjithashtu e luan në shtëpi ndeshjen e fundit para pushimit të Kupës së Botës. ‘Rossoneri’ me fillim nga ora 18:00 përballet me Fiorentina.

Derbi i kësaj jave në Serie A zhvillohen nga ora 20:45, në mes Juventus – Lazio.

Në Premier Ligë, Man United kërkon fitoren në udhëtim te Fulham, nga ora 17:30.

Teksa, në Ligue 1 Paris Saint Germain është nikoqir i Auxerre, nga ora 13:00.