75 Mall Live Search
08:21 / E Diele, 21 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Sot mbyllet java e 18-të e Superligës, në program dy ndeshje interesante

Sot mbyllet java e 18-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Në program janë tre ndeshje interesante, të cilat zhvillohen nga ora 13:00, shkruan IndeksOnline.

Në stadiumin ”Liman Gegaj”, Malisheva do të jetë nikoqire e Dritës.

Skuadra vendase ka 26 pikë dhe renditet në vendin e katërt në tabelë, me një pikë më shumë se ”Intelektualët”.

Një tjetër ndeshje interesante është ajo mes Dukagjinit dhe Ballkanit.

Skuadra nga Suhareka aktualisht është lidere e tabelës me 32 pikë derisa ajo nga Klina renditet e treta me 28 pikë.

Ndeshja tjetër zhvillohet mes Gjilanit që renditet e gjashta me 23 pikë dhe Prishtinës së Re që me 15 pikë ndodhet në vendin e fundit./IndeksOnline/