Sot mbyllet java e 21-të e Superligës, në program dy ndeshje interesante

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 21-të, shkruan IndeksOnline.
Në stadiumin ”18 Qershori”, në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqire e Gjilanit.
”Hithat” renditen në vendin e shtatë në tabelë me 24 pikë, tre më pak se ”Skifterat” që janë në vendin e pestë.
Ndëkohë në stadiumin me bari artificial në Ferizaj, do të zhvillohet ndeshja mes Ferizajit dhe Prishtinës.
Prishtina renditet në pozitën e katërt me 29 pikë, ndërsa Ferizaji renditet e teta, me 23 pikë të grumbulluara.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00./IndeksOnline/
