Sot mbyllet sezoni vjeshtor i Superligës, në program dy ndeshje interesante

Sot mbyllet sezoni vjeshor i Superligës së Kosovës në futboll, ku do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 18-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Suharekës, ku Ballkani do të jetë nikoqire e Prishtinës.
Kampioni në fuqi vjen në këtë përballje pas humbjes nga Llapi dhe është lidere e tabelës me 38 pikë, ndërsa skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e pestë në tabelë, me 25 pikë.
Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Lirisë dhe Llapit
Skuadra prizrenase gjendet në vendin e fundit në tabelë me 9 pikë, kurse ajo nga Podujeva renditet në vendin e e tretë, me 31 pikë.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00./IndeksOnline/