75 Mall Live Search
08:56 / E Enjte, 13 Mars 2025 / S Z

Sot mbyllet Tiktoku në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri, ka kërkuar nga sot zyrtarisht mbylljen e aksesit të TikTok.

Në 6 Mars, Ministrja e Arsimit Ogerta Masastirliu, njoftoi vendimin e qeverisë për të kufizuar aksesin në TikTok për një periudhë 12-mujore.Ky vendim ka shkaktuar shqetësim tek shumë biznese dhe influencerë, të cilët e përdornin këtë platformë për të shpërndarë përmbajtje dhe për të krijuar të ardhura.

Megjithatë, ata që përdorin TikTok duket se kanë gjetur një alternativë: aplikacionin Clapper.

Ky është një platformë e ngjashme me TikTok, që ofron mundësinë për krijimin dhe shpërndarjen e videove të shkurtra. Clapper është zhvilluar nga Clapper Media Group, një kompani amerikane e themeluar në vitin 2020 nga Edison Chen.