Sot merret vendimi për ditët e fushatës, kjo s’do t’u pëlqejë partive politike!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të mblidhet ditën e sotme për të marrë vendimet e para për zgjedhjet e 6 tetorit.
Ndonëse ishte paralajmëruar se fushata zgjedhore do të jetë 10 ditë, Indeksonline mëson se KQZ do të vendos ndryshe kësaj here.
Opsioni më i përmendur për kohën e fushatës do të jetë vetëm 7 ditë.
Ndryshe, këto janë zgjedhjet e shtata për Kuvendin e Kosovës që nga paslufta.
Deri më tani, që nga shpallja e pavarësisë, të gjitha zgjedhjet parlamentare në Kosovë duke përfshirë dhe këto të fundit ishin zgjedhje të parakohshme. /Indeksonline/