09:06 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sot mësohen çiftet e Ligës së Kampionëve dhe Europa League

Gjatë ditës së sotme mësohen kundërshtarët e fazës 1/8 të Ligës së Kampionëve dhe fazës së 1/16 të Europa League.

Më posht janë gjithçka çfarë duhet të dini rreth shortit:

Kur hedhet shorti për fazën e 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve?

Shorti për Ligën e Kampionëve do të fillojë në mesditë, në orën 12:00 në kohë lokale.

Kur do të hedhet shorti për fazën e 1/16 në Europa League?

Shorti për Ligën e Evropës do të hedhet një orë më vonë, në orën 13:00.

Ku do të hedhet shorti?

Shorti do të hedhet në Nyon të Zvicrës, në zyrat qendrore të UEFA-s.

Ku do të mund ta ndiqni shortin?

Shorti për të dyja garat do të transmetohet live, në faqen zyrtare të uefa.com

Cilat janë ekipet e kualifikuara?

Liga e Kampionëve: Të kualifikuara si fitues të grupit: Barcelona, Borussia Dortmund, PSG, Porto, Real Madrid, Bayern Munich, Manchester City, Juventus.

Të kualifikuara nga vendi i dytë: AS Roma, Atletico Madrid, Liverpool, Schalke, Tottenham, Ajax, Manchester United, Lyon.

Europa League:Të kualifikuara si fitues të grupit (dhe 4 ekipet më të mira nga vendi i tretë në grup në Ligën e Kampionëve): Chelsea, Napoli, Inter, Valencia, Benfica, Bayer Leverkusen, Salzburg, Zenit St. Petersburg, Dinamo Zagreb, Arsenal , Real Betis, Villarreal, Eintracht Frankfurt, Genk, Sevilla, Dinamo Kiev.

Të kualifikuara nga vendi i dytë (dhe 4 ekipet e mbetura nga vendi i tretë në grup në Ligën e Kampionëve): Shakhtar Donetsk, Viktoria Plzeñ, Club Brugge, Galatasaray, Sporting Lisbon, Rapid Viena, Lazio, Malmö FF, Krasnodar, Rennes, Fenerbahçe, Slavia Prague, Zürich, Celtic, Olympiakos, BATE Borisov.