75 Mall Live Search
12:06 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / C E

Mësohen sot emrat e “Dardanëve”, të ftuar për ndeshjet kundër Moldavisë dhe Greqisë

Kosova do të zhvillojë dy ndeshje gjatë muajit shtator.

Në kuadër të Ligës së Kombeve, “Dardanët” luajnë si mysafirë të Mildavisë dhe e presin në “Fadil Vokrri” Greqinë.

Ndeshja me moldavët luhet në terren neutral, në Parma të Italisë pasi shteti i tyre nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe nuk i njeh dokumentet kosovare.

Menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se Challandes-i gjatë ditës së sotme do të prezantojë listën me futbollistët që do të grumbullojë për këto dy ndeshje.

Nuk do të ketë konferencë shtypi, por lista bëhet publike në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Mësohet se grumbullimi i lojtarëve do të bëhet në Kosovë, derisa stërvitje do të ketë vetëm në Itali. /IndeksOnline/