Sot mësohen katër skuadrat e fundit të 1/8 së finales në Champions
Sot zhvillohen katër ndeshjet e fundit të play-offit të Champions League, ku do të mësohen katër skuadrat e fundit që kualifikohen në 1/8 e finales.
Ndeshja e parë zhvillohet mes Atalantas dhe Borusia Dortmundit,e cila nis nga ora 18:45, ku skuadra italiane për të kaluar në raundin tjetër i nevojitet një fiotre me tri gola diferencë, pasi ndeshjen e parë ka pësuar humbje 2-0, shkruan IndeksOnline.
Nga ora 21:00, Real Madridi do të jetë nikoqire e Benficas. Në ndeshjen e parë ”Los Blancos” fitoi në udhëtim me rezultat 1-0.
Kampioni në fuqi, PSG-ja do të presë skuadrën tjetër franceze, Monaco, derisa në ndeshjen e parë ka shënuar fitore me rezultat 3-2.
Skuadra e Juventusit edhe pse e ka të vështirë, synon të bëjë mrekullinë ndaj Galatasarayt, ku do të tentojë përmbysjen e rezultatin nga ndeshja e parë, ku pësoi humbje me rezultat 5-2./IndeksOnline/


