07:24 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Sot mësohet kampioni i Kosovës në futboll

Sot në Drenas zhvillohet superderbi i Superligës së Kosovës në futboll, ku ndeshën Feronikeli dhe Prishtina.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe fillon në ora 16:00.

Feronikeli mund tw shpallet kampion me fitore apo barazim, ndërsa Prishtinës i duhet vetëm fitorja, pasi është dy pikë prapa Feronikelit.

Nëse Feronikeli fiton, ky do të jetë titulli i tretë, kurse Prishtina do ta fitonte për herë të tetë këtë titull pas luftës.