75 Mall Live Search
08:12 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / MSH

Sot mot i vranët dhe me riga shiu

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 11 gradë Celsius.

Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 deri në 17 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.