07:35 / E Hënë, 09 Janar 2023 / MSH

Sot mot i vranët, priten reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot kryesisht të vranët për ditën e sotme.

Sipas Institutit, vranësirat e pasditës do të krijojnë kushte për riga lokale të shiut.

“Do të ketë rënie të temperaturave minimale dhe në mbrëmje rigat e shiut parashihen të shendrrohen në fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihet të ketë vetem reshje bore” thuhet në njoftim.

Temepraturat minimale do të sillen mes -2 dhe -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 9 dhe 10 gradë.