75 Mall Live Search
08:17 / E Enjte, 21 Mars 2024 / MSH

Sot mot me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale arrijnë në 18 gradë

Sot mbi Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës.

Sipas Meteo Kosova, do të ketë edhe acar në orët e mëngjesit.

Era do fryjë nga kuadrati i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10 deri në 40 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të luhaten prej – 4 deri në 1 gradë Celsius.

Ndërkaq, ato maksimale prej 15 deri në 18 gradë Celsius.