Sot mot me diell dhe vranësira, temperaturat mbesin të larta

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 19 gradë Celsius.
Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31 dhe 36 gradë.
Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1 deri në 4 metër për sekondë.