75 Mall Live Search
07:29 / E Enjte, 29 Gusht 2024 / MSH

Sot mot me diell e shi, temperaturat deri në 31 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kohë pas kohe pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Sipas MeteoKosova do fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C.