07:42 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / MSH

Sot mot me diell, ngriten temperaturat

Sot do të mbajë mot me intervale me diell, por do të ketë edhe vranësira.

Sipas Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti gjatë ditës do të jetë i ngjashëm me atë të ditës së djeshme, vetëm se do të ketë rritje temperaturash.

Temperatura më e ulët do të jetë 9 gradë Celsius, ndërkaq më e larta do të shkojë në 26 gradë.