07:37 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / MSH

Sot mot me diell, ngriten temperaturat

Moti për këtë të mërkurë pritet të jetë me intervale të gjata me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nëpër zona të kufizuara do të ketë mundësi për riga shiu të intensitetit të dobët.

Temperatura më e lartë do të jetë 18 gradë Celsius, ndërsa ajo minimalja 3 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, mot i tillë pritet të mbizotërojë gjatë gjithë javës.