75 Mall Live Search
07:47 / E Enjte, 06 Mars 2025 / MSH

Sot mot me diell, temperaturat deri në 15 gradë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell.

Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 16 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.