75 Mall Live Search
07:33 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / F.R

Sot mot me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu e breshër

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e enjte, 11 qershor 2026, do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të dendura në pjesën më të madhe të vendit.

Gjatë ditës, vranësirat pritet të zhvillohen më tej, duke krijuar kushte për reshje shiu, rrebeshe afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike. Në disa lokalitete ekziston edhe rreziku për paraqitje të breshërit.

IHMK bën të ditur se temperaturat do të pësojnë rënie krahasuar me ditët e kaluara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 21 deri në 25 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 10 metra në sekondë.

Qytetarët këshillohen të kenë kujdes gjatë pasdites, veçanërisht në zonat ku mund të ketë rrebeshe të shoqëruara me vetëtima dhe breshër.