75 Mall Live Search
07:58 / E Diele, 31 Janar 2021 / Blerim

Sot moti pritet të jetë me shi dhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell.

Vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa në vise me lartësi mbi 800m parashihet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9 m/s.