Sot, mund të shkarkohen dy trajnerë në Premierligë
Sot është një ditë e “nxehtë” në zyrat e dy skuadrave të famshme të Premierligës, Manchester Unitedi dhe Arsenali.
Të pa kënaqur nga rezultatet, drejtuesit e skuadrave do të kërkojnë llogari nga trajnerët për ngecjen në tabelë.
Unai Emery dhe Ole Gunnar Solskjaer e kanë punë të rënduar dhe sot mund të jetë dita e fundit e tyre në krye të skuadrave.
Mediat angleze raportojnë se drejtuesit e skuadrave tashmë i kanë ftuar në takim trajnerët dhe gjatë orëve të ardhshme do të merren vendime për ta. /IndeksOnline/