Sot ndahet çmimi Globe Soccer Awards në futboll

Pasditen e sotme do të njihemi me fituesit e Globe Soccer Awards 2021 . Gala mbrëmja do të fillojë në orën 16:30.
Benzema, Lewandowski, Mbappé, Messi, Cristiano Ronaldo dhe Salah do të garojnë për çmimin “Lojtari më i mirë i vitit”.
Jennifer Hermoso (Barcelona), Alexia Putellas (Barcelona), Alex Morgan (Orlando Pride), Samantha Kerr (Chelsea), Lieke Martens (Barcelona) dhe Lucy Bronze (Manchester City) do të luftojnë për të qenë ‘Futbollistja më e mirë e 2021’.
Tek trajnerët, në kategorinë e meshkujve, do të jetë një betejë e hapur mes Deschamps (Francë), Guardiola (Manchester City), Thomas Tuchel (Chelsea), Leo Scaloni (Argjentinë) , Roberto Mancini (Itali) dhe ‘Hansi’ Flick (Bayern / Gjermani). /Indeksonline/