Sot ndahet Topi i Artë, i teti për Messin, apo…!

Këtë të hënë, më 30 tetor, “bota” e futbollit do të mësojë emrin e ri të lojtari që do të fitojë çmimin më prestigjoz personal, “Topin e Artë” 2023.
Pyetja më e pashmangshme sot është: “A do të thellojë Messi rekordin e lojtarit që ka fituar më shumë këtë çmim, apo do të zgjerohet familja e madhe e fituesve?”
“Topi i Artë” do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Digitalb. A do të fitojë Messi të tetin? Apo Haaland do të marr të parin? Kjo dilemë do të marrë fund sot pasdite./Indeksonline/