Sot ndeshja e fundit e Fabregas me Chelsean
Cesc Fabregas ka startuar nga minuta e parë për Chelsean në atë që po quhet ndeshja e fundit e spanjollit në këtë fanelë.
Mesfushori i njohur do të luaj nga fillimi në ndeshjen e kupës ndaj Nottingham, para se të përshëndetët me tifozët , lojtarët dhe stafin e skuadrës.
Sipas shumë raportimeve, ish ylli i Arsenalit e Barcelonës ka arritur marrëveshje me Monakon për të luajtur nën urdhërat e ish bashkëlojtarit, Thierry Henry.
Fabregas ka patur minutazh tejet të limituar te Chelsea nën urdhërat e trajnerit Sarri./Indeksonline/