Sot, ndeshja për “jetë a vdekje” e Werder Bremenit

Werder Bremeni sot zhvillon ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.
Skuadra e Milot Rashicës është mysafire e Heidenheimit në ndeshjen e dytë të barazhit të Bundesligës, shkruan Indeksonline.
Ndeshja e parë ka përfunduar pa gola dhe fitorja ose barazimi me gola i konvenon Werderit.
Kjo njëherësh mund të jetë ndeshja e fundit e Milot Rashicës me fanellën e Werder Bremenit. /IndeksOnline/