75 Mall Live Search
09:55 / E Diele, 10 Mars 2024 / Gj. Sh

Sot ndeshja që mund të vulosë kampionin e Anglisë, Liverpuli kundër Manchester Cityt

Sot mund të vuloset se kush do të jetë kampion i ri i Premierligës angleze.

Në stadiumin “Anfield Road”, luhet përballja e dy gjigantëve, Liverpulit dhe Manchester Cityt, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 28-të, dhe nis nga ora 16:45.

Aktualisht “The Reds” gjenden në vendin e dytë me 63 pikë, një më shumë se “Citizens”, që është në vendin e tretë.

Deri më tani këto skuadra janë përballur 195 herë me njëra tjetrën, me Liverpulin që prin me 93 fitore, kundrejt 50 të Manchester Cityt, derisa 52 ndeshje kanë përfunduar me barazim./IndeksOnline/