Sot në ora 12:00 në Prishtinë testohet alarmi publik

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën do të bëhet testimi i sistemit të alarmimit publik.
Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se testimi do të bëhet në ora 12:00.“E shtunë, 3 Mars në orën 12:00 do të behet testimi i Sistemit të Alarmimit Publik.
Testimi është me zë të njëtrajtshëm, dy herë nga 30 sekonda. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e Komunës.