08:47 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Sot në Prishtinë mbahet Parada e Krenarisë me moton “T’du qashtu qysh je”

Në Prishtinë sot mbahet Parada e Krenarisë me moton “T’du qashtu qysh je”, organizim ky i komunitetit LGBTI.

Kjo paradë, e cila do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në orën 17, u organizua për herë të parë në Prishtinë në tetor të 2017-ës.

Mbledhja e marshuesve do të fillojë në orën 16, ecja do të bëhet në 17, ndërkaq në orën 19 do të mbahet koncert në Pallatin e Rinisë ku do të performojë këngëtarja Ya NINA.

Kujtojmë se Java e Krenarisë për këtë vit ka nisur më 5 qershor, e cila u manifestua me aktivitete të ndryshme të komunitetit LGBTI.