10:12 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / Blerim

Sot në Serie A, Vojvoda përballë Muriqit

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Torinos dhe Lazios, duel ky në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A.

Sot mund t’i shohim nga minuta e parë edhe dy futbollistët e Kosovës, që muajin e kaluar firmosën për skuadrat e njohura italiane, shkruan IndeksOnline


Me Muriqin te Lazio dhe Vojvoden nga Torino, mund të shohim sot një përballje të dy djelmoshave tanë.


Vojvoda ka nisur mirë te Torino duke asistur disa herë, e Muriqi ende pret për gol me Lazion.