09:01 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / AR

Sot në shkolla fillore dhe të mesme diskutohet për 17 shkurtin

Qeveria në detyrë ka bërë publike agjendën për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, shkruan Indeksonline.

Në agjendë thuhet se sot të gjitha shkollat fillore dhe të mesme udhëzohen që në orën e parë të mësimit të diskutojnë për 17 shkurtin.

“Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, udhëzohen që në orën e parë të mësimit, më 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.

Po ashtu zë gjitha komunat e Republikës së Kosovës, udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës./Indeksonline/